Memli Krasniqi del më i afërti me popullin sipas sondazhit, Lumiri i dyti - NACIONALE

Memli Krasniqi del më i afërti me popullin sipas sondazhit, Lumiri i dyti

1 vit më parë

nga NACIONALE

Memli Krasniqi është politikani më i afërt me të varfërit dhe punëtorët në Kosovë. Të paktën sipas lexuesve të Nacionales në Viber.

Në një sondazh të publikuar sot gjatë ditës, rezultati ka dhënë fitues kreun e Partisë Demokratike të Kosovës.

Sipas së njëjtës matje, del se Krasniqi për pak vota është para të parit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Saktësisht, 38% e të anketuarve në sondazhin gjegjës besojnë se Memli Krasniqi është më i afërti me këto kategori.

Ish-ministri i kulturës e i bujqësisë mori 377 nga 971 vota në total.

Lumir Abdixhiku ndërkaq, si i dyti mori 331 vota, apo 34% të totalit të përgjithshëm.

Top 3-shen e përmbyll Ramush Haradinaj.

Është interesant fakti se kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti mori vetëm 49 vota, apo 5%.

Më poshtë edhe sondazhi i plotë, teksa kujtojmë se edhe ju mund të bëheni pjesë e këtij grupi, nga më të mëdhenjtë të mediave në platformën respektive, ku mund të votoni apo të njoftoheni me lajmet më të fundit në kohë reale.

Lajme të ngjashme