Mehmetaj: Seancë në kushte të jashtëzakonshme që Lista Serbe të nënshkruhet, tandemi Kusari-Lila – Radojiçiç në element
Gazetari Lirim Mehmetaj ka thënë se në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, e cila po mbahet në kushte të jashtëzakonshme, u sigurua mandate i deputetëve të Listës Serbe.
Ai ka thënë se Kuvendi ka shtyrë shumë seanca, por jo edhe këtë të ditës së sotme. Mes tjerash, ai ka përmendur edhe Mimoza Kusari – Lilën e Milan Radojiçiq.
“Kuvendi ka shtyrë kaq shumë seanca, meqë edhe salla kryesore është në renovim, por nuk e ka shtyrë dot edhe këtë seancë, sepse do mbeteshin Lista Serbe pa pagat e deputetëve. Respekt. Tandemi Kusari-Lila – Radojiçiç në element.” – ka thënë Mehmetaj.
Postimi i plotë:
A jeni t’u e ditë që Kuvendi ka organizu seancë në kushte të jashtëzakonshme, në një qymez brenda objektit, vetëm sa për t’ua mundësuar deputetëve të Listës Serbe të vijnë për t’u nënshkruar, sepse përndryshe do t’iu humbiste vendi i punës dhe do të mbeteshin pa paga.
Kuvendi ka shtyrë kaq shumë seanca, meqë edhe salla kryesore është në renovim, por nuk e ka shtyrë dot edhe këtë seancë, sepse do mbeteshin Lista Serbe pa pagat e deputetëve.
Respekt.
Tandemi Kusari-Lila – Radojiçiç në element.