Mehmetaj për Pacollin: Për tokën thotë më prit gjykatën, e për Nagipin ka thënë mos me i besu gjykatës
Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar rreth çështjes së tokës mes Ismail Veliut dhe familjes së deputetes së VV-së, Fitore Pacolli.
Mehmeti përmes një postimi në Facebook ka thënë se Pacolli ka sugjeruar që të pritet deri se çfarë do të vendos gjykata, dhe se ajo e ka qortuar mediumin që ka raportuar se pse nuk e ka kontaktuar Gjykatën.
“Fantastike qysh Fitore Pacolli – për këtë rastin e një toke të kontestuar mes familjes së saj dhe një plaku që i denoncoi – po na sugjeron që të pritet se çfarë do të vendos gjykata. Ashtu funksionon po thotë. Madje e kishte qortu mediumin që e ka raportu rastin se përse nuk e kanë kontaktu gjykatën.” – ka shkruar Mehmetaj.
Ai tutje ka thënë se Pacolli pak ditë më parë ka treguar se qysh nuk bën t’i besojmë sistemit të drejtësisë dhe ka kritikuar të njëjtit për arrestimin dhe burgosjen e Nagip Krasniqit.
‘S’i ka fare pak ditë që e njëjta na ka tregu qysh nuk bën t’i besojmë sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe e ka kritiku po të njëjtin sistem për arrestimin dhe burgosjen e Nagip Krasniqit. Aty, e ngrata, nuk bëjke thirrje hiç për pritje të vendimit të gjykatës. Tash po, tash gjykata vendos, po thotë. Ky nuk është as standard i dyfishtë tashmë dhe as tendencë për mashtrim. Këta janë krejtësisht deluzivë.” – ka përfunduar ai.
