Mehmetaj nxjerr videon ku më 20 prill 2023 fliste për keqpërdorimet e Nagip Krasniqit në kontrata me operatorët ekonomikë
Në dritën e publikimit të aktakuzës së dytë ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, në të cilën ngritën dyshime për keqpërdorimet në kontrata me operatorët ekonomikë, apo kompanitë: “Rexhepi Zeqiri Zejna L.L.C’’, “Ergotem S.A”, “Tuv Hellas”, gazetari Lirim Mehmetaj kujtoi se këto dyshime i kishte paraqitur që në muajin prill të vitit 2023, në emisionin "Debat Plus".
Mehmetaj tha se pasi kishte folur rreth kësaj çështje, partia në pushtet e kishte sulmuar nën argumentin se akuzat ishin "shpifje", ndonëse të pavetëdijshëm se e ardhmja e afërt - ngritja e aktakuzave ndaj Krasniqit - do të ishte dëshmitari përgënjeshtrues i tyre.