Mehmetaj e krahason Kurti me Abazoviqin: Mos me pa qenë opozita, s’ishe kryeministër - NACIONALE

Mehmetaj e krahason Kurti me Abazoviqin: Mos me pa qenë opozita, s’ishe kryeministër

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari dhe analisti, Lirimi Mehmetaj i ka reaguar kryeministrit, Albin Kurti, duke thënë se që disa herë është duke e përmendur se arsyeja që gjendet në këtë pozitë të vështirë për shkak të trashëgimisë së mëhershme.

Mehmetaj përmes një postimi në Facebook ka krahasuar Kurti me Dritan Abazoviçin, duke i thënë se do të ishte njëfarë kozmopoliti që merret me globalizëm dhe s’e kupton pse shqiptarët e serbët kanë probleme.

Postimi i plotë:

Albin Kurti qe disa herë po e përmend se arsyeja pse është në këtë pozitë (në këtë pozitë të vështirë d.m.th) është për shkak të trashëgimisë së mëhershme.

Mos me pa qenë po thotë “ata” unë nuk isha në këtë pozitë.

Është e vërtetë, mos me pa qenë “ata” s’ishe kryeministër, se s’kishe pas qysh me qenë, se s’kish pas luftë, s’kish pas çlirim dhe rrjedhimisht s’kish pas shtet.

Mos me pas qenë “ata” ti në rastin më të mirë ishe diçka si Dritan Abazoviçi, njëfarë kozmopoliti që merret me globalizëm dhe s’e kupton pse shqiptarët e serbët kanë probleme.

Lajme të ngjashme