Fitojnë minatorët, Sindikata e Trepçës tregon për ndërprerjen e grevës: Nuk do të harrojmë asgjë
Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka lëshuar një komunikatë për medie, duke treguar arsyet e ndërprerjes së grevës dhjetë ditore.
Në shkrimin e tyre, Sindikata thotë se është arritur një marrëveshje.
“Me anë të kësaj marrëveshje legjitimohen kërkesat e minatorëve dhe greva e tyre 10 ditore, si reagim i drejtë dhe mesazh i qartë se situata në këtë gjikand metalorgjik duhet të ndrroj njëher e përgjithmonë.
Deputetët që negociuan këtë marrëveshje së bashku me Bordin e Përkoshëm Mbikqyrës të ndërmarrjes janë garantuesit dhe zbatuesit e marrveshjes së shkruar dhe dakordances se të katër pikat e marreveshjes do të realizohen.” – shkruhet në njoftimin e Sindikatës.
Tutje, Sindikata shkruan se minatorët nuk u dorëzuan.
“Greva zgjati shumë. Minatorët nuk u dorëzuan. Shpresa për ditë më të mira u kthye. Por minatorët nuk do të harrojnë asgjë.
Kjo grevë është dëshmia më e mirë se mbrotja e të drejtave dhe kërkesa për realizimin e tyre nuk është diqka e pamundur, se vullneti i shumices dhe këmngulja në të drejtat e tyre do jetë faktori determinues për ditë më të mira për minieren, shoqërinë dhe vetë shtetin.
Kjo grevë dëshmoi se minatorët kanë integritet, nder, dhe vendosmeri, që nuk shiten dhe nuk blihen. Dhe se për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe minieren do të jenë përher të bashkuar.” – përfundon komunikata.