Mehaj: Kosova mban qëndrime të qarta kundër politikave ruse, jemi duke ofruar gjithçka që është e mundshme
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Itali, ku sot është pritur më nderime ushtarake nga Ministri i Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto.
Gjatë takimit, Mehaj dhe homologu i tij italian, diskutuan rreth bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, edukimit dhe trajnimit ushtarak të FSK-së ne fusha specialistike, forca speciale, aviacion e mjekësi.
Në këtë takim u diskutua edhe për luftën në Ukrainë dhe rëndësinë e unitetit për mbështetjen e ukrainaseve.
Ministri Mehaj bëri të ditur se Kosova mbanë qëndrim të qartë kundër politikave ruse dhe në vazhdimësi vendi ynë është duke ofruar gjithçka që është e mundshme duke përfshirë pranimin e refugjatëve si dhe integrimin e gazetarëve ukrainas në Kosovë dhe po ashtu ofrimin e trajnimeve me instruktorë specialistë të Qendrës Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit.
Në ketë vizitë i pranishëm ishte edhe zv. komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi si dhe Ambasadorja e Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasim.