Mediat serbe: Shefi i ushtrisë serbe në ora 16:00 mban konferencë të jashtëzakonshme për ngjarjet në Kosovë
Mediat dhe tabloide te afërta me qeverinë serbe si “Novosti”, “B92”, "Informer", "Alo", shkruajnë me “burime” të tyre se Shfei i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë Serbe, Milan Mojsilloviq, “do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme në lidhje me ngjarjet në Kosovë në ora 16:00”
Madje media B92, Novosti, Informer, Alo e të tjerë të propagandës serbe, në faqen e parë e kanë një shkrimin me titulll “Kurti dëshiron luftë me çdo kusht” teksa shkruajnë për arrestimin e sotëm në Mitrovicë të Veriut të serbit të dyshuar për sulme ndaj pjesëtarëve të KFOR’it.
Megjithatë, përveç këtyre shkrimeve nuk njoftohet për ndonjë gjë konkrete në adresimin e Mojsilloviq, veçse e quajnë “adresim urgjent”.