Mediat serbe: BE i ka dhënë Vuçiqit një vit afat për marrëveshje me Kosovën dhe një ditë për sanksionet ndaj Rusisë - NACIONALE

Mediat serbe: BE i ka dhënë Vuçiqit një vit afat për marrëveshje me Kosovën dhe një ditë për sanksionet ndaj Rusisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Bashkimi Evropian i ka dhënë një vit afat presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqi që të nënshkruaj një marrëveshje me Kosovë, teksa vetëm një ditë kohë që të vendosë sanksione ndaj Rusisë, raporton gazeta serbe Danas.

Sipas këtij raportimi, Vuçiq ka vetëm një ditë kohë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë.

Vuçiq ka një ditë nga formimi i qeverisë për të vendosur sanksione dhe masa të tjera kufizuese kundër Rusisë dhe Bjellorusisë dhe një vit për të nënshkruar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme me Prishtinën”, thonë burime e ‘Danas’.

Nëse Bashkimi Evropian vendos për sanksione, hapi i parë do të jetë ndalimi i fluksit të parave në Serbi, pastaj anulimi i Shengenit, ndalimi i negociatave për anëtarësim në BE dhe më pas vinë sanksionet”.

Aleksandar Vuçiq shpreson në mbështetjen e Viktor Orbanit për ta bllokuar atë ose përmes Këshillit të BE-së ose përmes Komisionerit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi”, raporton tutje kjo gazetë.

Por mundësitë që të ketë sanksione janë të vogla. Sipas burimeve të mediumit serb, mund të ndodhë që Parlamenti Evropian të miratojë rezolutë për t’i pezulluar negociatat për anëtarësim të Serbisë në BE.

Lajme të ngjashme