Mediat rajonale publikojnë identitetin e viktimës nga vetaksidenti me kamion në Bjeshkët e Deçanit
Gazeta Nacionale orëve të mbrëmjes të së dielës raportoi për një aksident që kishte ndodhur në Bjeshkët e Deçanit.
Sutki Mushkolaj, nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Deçan bëri të ditur për gazetën se njëri nga personat ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës.
“Njëri person ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri nuk është sjell në QKMF në Deçan, është nisur menjëherë për në Spitalin Rajonal të Pejës”, ka thënë Mushkolaj për Nacionalen.
Ndërkaq, mediat rajonale, përfshirë këtu RTV Fontana, tashmë kanë publikuar edhe identitetin e viktimës.
Sipas mediumeve respektive, i vdekur nga aksidenti fatal ka mbetur Elvis Osdautaj nga Isniqi.
