Medaljen që e fitoi në Spanjë, zyrtari policor ia dhuron familjes së heroit Afrim Bunjaku
Polici Anton Cena ia ka dhuruar familjarëve të rreshterit të vrarë nga terroristët serb, Afrim Bunjaku, medaljen që e fitoi në garat policore në Spanjë.
Cena ka shkruar në Facebook ka thënë se këtë medalje ia ka dhuruar familjes si kujtim.
“Me të arritur në aeroport përgëzimet e para erdhën nga Policia e Kosovës me një torte. Më pas Brigada 138 ‘Agim Ramadani’ ma dhuruan flamurin e Brigadës që ta kam si kujtim për rezultatet e arritura që nga paslufta”.
“Dhe më pas drejtë e te familja e heroit të kombit, Afrim Bunjakut. Medaljen e fituar në garat e nënta policore në Spanjë ia dhurova familjes si kujtim. Lavdi për jetë e mot!”, ka shkruar Cena në profilin e tij në Facebook.
Rreshteri Afrim Bunjaku tashmë hero i Kosovës është vrarë më 24 shtator nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Statusi: