Më shumë se 730 protestues rusë të arrestuar në protestat kundër mobilizimit
Grupi i pavarur i monitorimit të protestës OVD-Info, ka njoftuat se më shumë se 730 njerëz janë arrestuar në të gjithë Rusinë në protestat kundër një urdhri mobilizimi, tre ditë pasi presidenti Vladimir Putin, urdhëroi mobilizimin e parë ushtarak të vendit që nga Lufta e Dytë Botërore.
Grupi i monitorimit tha se ishte në dijeni të ndalimeve në 32 qytete, nga Shën Petersburg në Siberi.
Pamjet nga protesta treguan oficerë rusë që mbanin burra dhe çonin gra në furgonat e policisë.
Kujtojmë se, shpallja e mobilizimit ku janë thirrur 300,000 rezervistë, ka nxitur gjithashtu përpjekje për largim në masë të rusëve nga vendi i tyre.
