Me shtatë "nga" Abazi kritikon politikanët: Me poçavra të ndyera nuk ka ndryshim - NACIONALE

Me shtatë "nga" Abazi kritikon politikanët: Me poçavra të ndyera nuk ka ndryshim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i VV-së, Haki Abazi, me anë të një shkrimi në Facebook ka kritikuar politikanë kosovarë, duke mos përmenduar emra po veprimet të tyre.

Abazi ka kritikuar fillimisht liderin e tij, Albin Kurti dhe kryetarë e partive opozitare.

Ai ka përmendur punën e tatuve si dhe zhdukjen e provave për Astrit Deharin.

Më tej, Abazi ka thënë se “me poçavra të ndyera gjatë tranzicioneve dhe me njerëz të “brymosyr” me ideologji përlyese e përjashtuese nuk ndërtohet kohezioni dhe as nuk mbrrihen rezultatet e ndryshimit transformues.”.

Shkrimi i plotë:

Progresi transformues, apo!

Nga tattoo e JNA në tattoo të liderve politikë.

Nga djemtë në arkivolet e ushtrisë së Jugosllavisë në zhdukjen e provave të njerëzve dhe aktivistëve poltiikë.

Nga shkatërrimi i ekonomisë nga Milloshevici në shitjen masive e të ndërrmarrjeve publike e shoqërore.

Nga tokat e bujqërve në tokat djerrina të privatizuara.

Nga Ambasadorja e ndarjes në kritikues të mërzitshëm, kot.

Nga tranzicioni i gjatë e i dhimbshëm në tranzicionin e fjalëve dhe indoktrinimit ideologjik.

Nga sejmenet e Serbisë në sejment e ndërkombëtarëve deri tek infiltrimet në çdo pushtet…

Patriotizmi që matet kush më i pari e më fort i bën gjykimin publik një shqiptari…

Me poçavra të ndyera gjatë tranzicioneve dhe me njerëz të “brymosyr” me ideologji përlyese e përjashtuese nuk ndërtohet kohezioni dhe as nuk mbrrihen rezultatet e ndryshimit transformues.

Lajme të ngjashme