Me një fotografi familjare, ambasadori britanik uron Krishtlindjet
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka uruar festën e Krishtlindjes.
Duke publikuar një fotografi amiljare buzë pemës së Krishtlindjes, ai ka uruar të gjithë ata që festojnë sot në Kosovë.
“Nga familja ime, juve dhe familjes suaj, ju urojmë një Krishtlindje të Gëzuar të gjithëve në Kosovë që festojnë sot. Kjo kohë është një kohë gëzimi, bashkimi dhe shprese. “Drita shkëlqen në errësirë dhe errësira nuk e ka mposhtur atë”” shkroi ai.