"Më në fund": Manastiri i Deçanit përshëndet marrëveshjen e nënshkruar nga Abazoviq me Kishën Ortodokse Serbe
Manastiri i Deçanit ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe.
Marrëveshja bazike është nënshkruar nga kryeministri malazez Dritan Abazoviq, dhe e cila e njeh identitetin historik dhe vazhdimësinë, pronën dhe të drejtat tjera religjioze të Kishës serbe..
“Këto të drejta i ishin mohuar më parë Kishës tonë,” – ka shkruar Manastiri i Deçanit në llogarinë e tij në Twitter.
“Pas vitesh të tëra të luftës për drejtësi, marrëveshja më në fund u nënshkrua,” shkruhet më tej.
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, është kundërshtues i kësaj marrëveshjeje dhe ka iniciuar mocion votëbesimi ndaj Qeverisë së z. Abazoviq.
The Basic Agreement between the #Serbian #Orthodox #Church & #Montenegro recognizes historical identity, continuity, property & other religious rights of our Church which were previously denied to our Church. After years of struggle for justice the agreement was finally signed. pic.twitter.com/heNkWbwwSj
— Dečani Monastery (@DecaniMonastery) August 3, 2022