Me mëngjes mblidhet Këshilli i Sigurisë, kjo pritet të jetë tema kryesore - NACIONALE

Me mëngjes mblidhet Këshilli i Sigurisë, kjo pritet të jetë tema kryesore

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në orën 08:00 të mëngjesit do ta mbledhë Këshillin e Sigurisë.

Lajmin e kishte bërë të ditur vet kryeministri Kurti, dje gjatë një konference për media.

Ai kishte thënë se kjo ndërlidhet me vendimin për targat dhe reciprocitetin në letërnjoftimë.

“E kemi një mbledhje të Këshillit të Sigurisë nëse në mëngjes ku do t’i diskutojmë me krerët e organeve dhe agjenscive të ndryshme shtetërorë dhe disa prej ministrave çështjet të cilat do të mund të na shfaqen, e të cilat ne do të duhej ti kemi parasysh. E dimë që ka njerëz jashtë ligjit, ka kriminel të llojeve e ngjyrave të ndryshme, të cilëve nuk iu pëlqen ligjshmëria dhe kushtetutshmëria dhe të cilët dëshirojnë ta sfidojnë shtetin e Kosovës. Andaj, kjo mbledhje është për të diskutuar se a janë marrë të gjitha masa që gjithçka të shkoj ashtu siç është endua, ashtu si është planifikuar, gjithnjë sipas shtete të se drejtës”, ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme