"Me majtë thmija shpi, Kola jem i man tri", Lladrovci i reagon VV-së: Asociacioni nuk nënshtrohet - NACIONALE

"Me majtë thmija shpi, Kola jem i man tri", Lladrovci i reagon VV-së: Asociacioni nuk nënshtrohet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar ndaj përpjekjes së VV-së për të politizuar Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Ai ka bërë me dije se Asociacioni i Komunave të Kosovës nuk nënshtrohet ndaj diktateve politike.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kërkesa e VV-së për anëtarësimin e tri komunave veriore në Asociacion, të cilat janë anëtare, është e pavend dhe qesharake.

“Nuk nënshtrohet Asociacioni i Komunave të Kosovës! "Me majtë thmija shpi, Kola jem i man tri", është përshkrimi më i përafërt i fillimit të mbledhjes së sotme të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK). Për herë të parë (në këto shtatë vjet sa jam pjesë e AKK) në mbledhje të theksohet ndarja politike e kryetarëve. Këtë e bëri me "dramacitet", njëri kryetar komune nga partia Vv, duke bërë akuza sa pa vend, aq edhe qesharake. AKK ka dëshmuar kompetencë dhe përkushtim, duke arsyetuar plotësisht ekzistencën e vet si OJQ, në dobi të komunave, e vlerësuar lart edhe nga institucionet kredibile ndërkombëtare”, ka shkruar Lladrovci.

Lajme të ngjashme