Më i afërti ia “lëshon” dorën i pari Liburn Aliut, Durmishi: Nuk ishte as deputet, as kandidat, as anëtar kryesie
Zëvendësi i deritashëm i Liburn Aliut në ministrinë e infrastrukturës, Hysen Durmishi, u bë i pari që e goditi Liburn Aliun publikisht pas dorëheqjes së tij. Durmishi u pyet nga kallxo.com për këtë dorëheqje, dhe u shpreh kështu.
“Nuk e di, pyetni Liburn Aliun për këtë çështje. Liburn Aliu nuk është deputet. Nuk ka qenë as kandidat për deputet. Nuk është anëtar Kryesie në Vetëvendosje. Do të thotë vendimet në Lëvizjen Vetëvendosje merren në strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje. është mënyra se si funksionon një organizatë politike. Ne mundemi me pas herë pas herë mospajtime për çështje të ndryshme, të cilat diskutohen në Këshill të Përgjithshëm, mandej në Kryesi. Por, kur merren vendimet me shumicë ato janë vendime demokratike të cilat respektohen pavarësisht ndonjë mospajtimi që mund ta ketë dikush”- u përgjigj Durmishi, kur u pyet nga KALLXO.com, se a do të thotë ky vendim i Aliut që është fundi i tij në Vetëvendosje.