Me homazhe tek vëllezërit Bytyqi, Memli Krasniqi e mbyll vizitën e tij në ShBA - NACIONALE

Me homazhe tek vëllezërit Bytyqi, Memli Krasniqi e mbyll vizitën e tij në ShBA

3 vjet më parë

nga Halim Kafexholli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i cili po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka përfunduar qëndrimin përtej oqeanit duke nderuar me homazhe në Yonkers të New Yorkut, heronjtë e Kosovës, vëllezërit Bytyqi.

Bashkë me vëllain e tyre, Ilirin, si dhe bashkëluftëtarë të tyre nga Batalioni “Atlantiku”, nderuam guximin heroik dhe sakrificën e Mehmetit, Agronit dhe Yllit. Vëllezërit Bytyqi janë shembull i atdhedashurisë. Në kohët më të vështira për Kosovën dhe popullin tonë, me bekimin e prindërve të tyre, ata lanë rehatinë e jetës në SHBA dhe morën rrugën e lavdisë për çlirimin e vendit, duke iu bashkuar radhëve të UÇK-së”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.

Krasniqi tha se populli i Kosovës do t’i jetë përjetësisht mirënjohës familjes Bytyqi për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në çlirimin e Kosovës.

Kreu opozitar bëri thirrje tek institucionet e vendit që të mos ndalen “së kërkuari drejtësi deri kur kriminelët serbë të marrin dënimin e merituar për vrasjen e vëllezërve Bytyqi! Lavdi e përjetshme!”.

Vëllëzërit Bytyqi të cilët ishin shtetas amerikan të cilët i ishin bashkangjitur UÇK-së. Ata u vranë nga policia serbe menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë ndërsa trupat e tre vëllezërve u zbuluan në korrik 2001 në një varr masiv që përmbante 70 shqiptarë

Vrasja e vëllezërve Bytyçi vazhdon të jetë një prej pengesave, për përmisimin e marrëdhënieve Washington-Beograd.

Lajme të ngjashme