"Me çebe, e 'smoka'" - Qytetarët tregojnë me çka do të nxehen këtë dimër - NACIONALE

"Me çebe, e 'smoka'" - Qytetarët tregojnë me çka do të nxehen këtë dimër

3 vjet më parë

nga Burim Pacolli

Jo shpesh jemi paralajmëruar nga subjekte e figura të rëndësishme qeveritare këtë vit për një dimër të vështirë.

Çmimi i druve është rritur në 80 euro për metër katrorë, janë paralajmëruar reduktime dhe peleti po ashtu ka pësuar ngritje.

Për më tepër, Temokos ka paralajmëruar shtrenjtimin e çmimit të ngrohjes, natyrshëm, si palë e goditur nga efekti 'domino' i ngritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Andaj, sot dola në shesh të kuptoja më shumë rreth alternativave që i ka menduar populli për ngrohje këtë vit.

Njëri më tha "qaq i nxehtë jom që flaka m'dulë, s'kom nevojë për nxemje hiç". Një tjetër m'tha "me smoka".

Llojlloj reagimesh e llojlloj alternativash. Dëgjoni e shikoni videon e mëposhtme.

Lajme të ngjashme