Mësimdhënësit vendosin për fillimin e mësimit - NACIONALE

Mësimdhënësit vendosin për fillimin e mësimit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Janë numëruar votat e mësuesve të shkollave të vendit pas votimit për pezullimin e grevës në arsim.

Këshilli Grevist i SBASHK-ut i është drejtuar anëtarësisë, që nga çerdhet e deri në universitete që të deklarohen se si të veprohet tutje në lidhje me grevën.

Përmes një postimi në Facebook, është bërë e ditur se nga të deklaruarit pro pezullimit të përkohshëm të grevës ( më së largu deri në janar 2023) janë deklaruar 11.809 ose 54.88%, ndërsa kundër pezullimit të grevës janë deklaruar 9.707 ose 45.12%.

Nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të SBASHK-ut, që është 25.118 nga ta 314 janë në pushime tê lindjes apo pushime pa pagesë. Në deklarim kanë marrë pjesë 21.516 ose 86.91%, ndërsa nuk kanë marrë pjesë në deklarim 3.288 ose 13.09%.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme