Mbyllja e zyrave postare në veri, Angjelloviq: QUINT-i po e përkëdhel Kurtin - NACIONALE

Mbyllja e zyrave postare në veri, Angjelloviq: QUINT-i po e përkëdhel Kurtin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zoran Angjellkoviq, ushtrues detyre i drejtorit të Postës së Serbisë, ka shprehur kritika të forta pas mbylljes së fundit të nëntë zyrave postare në veri të Kosovës nga Policia e Kosovës. Angjellkoviq dënoi veprimin e policisë, duke e cilësuar atë si "vazhdim i terrorit kundër popullit serb".

Ai shprehu pakënaqësinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke pretenduar se Kurti mbështetet nga vendet e QUINT-it.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit kritikoi Kurtin për përdorimin e "metodave të ndryshme, presione, kërcënime dhe shantazhe"

“Siç e dini vetë, që kur ka ardhur në krye të Qeverisë, Albin Kurti po bën terror ndaj popullit serb në Kosovë dhe për këtë përdor metoda të ndryshme, presione, kërcënime dhe shantazhe. Dje kjo ndodhi me bastisje në orët e para të mëngjesit në shtëpitë në Kosovën e Pomoravës për të frikësuar njerëzit dhe për të arrestuar ata që kanë jetuar atje për 25 vjet, që nga bombardimi i NATO-s. Tani janë kujtuar se kanë kryer krime lufte. Nëse do ta kishin kryer, nuk do të jetonin atje për 25 vjet. Sot, ky presion është në një anë tjetër të Kosovës. Dje ishte e rëndësishme të frikësonin njerëzit në Kosovën e Pomoravës, sot në veri të Kosovës po hyjnë në Postat e Serbisë në të katër komunat me armë të gjata dhe të armatosur”, tha Angjelkoviq për Kosovo Online.

“Është një situatë pa asnjë dënim, presion ose më mirë të themi, gjithçka ndodh me mbështetjen e vendeve të Quintit që përkëdhelin e Kurtit dhe i lejojnë atij të kryejë dhunë ndaj popullit serb dhe kjo vazhdon nga individët deri te institucionet”, ka deklaruar Angjelkoviq.

Lajme të ngjashme