Mbyllet konkursi për drejtor të Përgjithshëm të RTK-së, Kusari kërkon të publikohen emrat që kanë aplikuar - NACIONALE

Mbyllet konkursi për drejtor të Përgjithshëm të RTK-së, Kusari kërkon të publikohen emrat që kanë aplikuar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka bërë me dije se dje është mbyllur konkursi për drejtor të Përgjithshëm të RTK-së.

Ajo ka kërkuar nga televizioni në fjalë që të publikohen emrat e atyre që kanë aplikuar për këtë pozitë.

Në profilin e saj në “Facebook”, Kusari ka publikuar kërkesë që ia ka dërguar RTK-së duke u bazuar në Ligjin për Qasje në Dokumente Publike.

“Pershendetje, bazuar ne Ligjin per Qasje ne Dokumente Publike kerkoj qasje ne listen e personave qe kane aplikuar per poziten Drejtor i Pergjithshem i Radio Televizionit te Kosoves. Konkursi eshte mbyllur dje. Do ta vleresoja nese me ktheni pergjigje te shpejte, pa vonesa, meqe po ua kerkoj vetem listen me emra dhe mbiemra”, ka shkruar Kusari.

Lajme të ngjashme