Mbrojtja e fëmijëve larg standardeve – urgjent kërkohet miratimi i Projektligjit për Shërbime Sociale e Financa Lokale
Në Kosovë, mbrojtja e fëmijëve mbetet larg standardeve. Kështu po potencohet nga zyrtarë të Koalicionit të OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF).
KOMF ka mbajtur konferencën “Sot flas unë.
Në këtë konferencë kanë diskutuar përfitues të shërbimeve sociale, fëmijë dhe prindër, ku kanë ndarë sfidat e tyre si pasojë e mungesës së shërbimeve dhe nevojën për shërbime sociale të qëndrueshme e cilësore.
Donjetë Kelmendi, drejtoreshë e KOMF-it, tha se dhënia e shërbime sociale mbetet sfidë dhe se ofruesit e tyre kanë vështirësi të mëdha të funksionimit.
Për tri vjet me radhë ajo ka sqaruar se kanë monitoruar dhënie e këtyre shërbimeve dhe se kanë vërejtur se gjendja vazhdon të jetë e rëndë për shkak të pamundësive financiare.
“Është viti i tretë që monitorojmë shërbimet sociale në Kosovë. Kemi lansuar raportin e tretë, raporti fletë për gjendje të rëndë për shërbime sociale për shkak të pamundësive financiare”.“Lloagariadhëna vazhdon të jetë e brishtë”.