Mbledhja e radhës e Ballkanit të Hapur në Tiranë, pritet të marrë pjesë edhe Vuçiq - NACIONALE

Mbledhja e radhës e Ballkanit të Hapur në Tiranë, pritet të marrë pjesë edhe Vuçiq

4 vjet më parë

nga Gazeta Nacionale

Në mes të korrikut pritet të mbahet takimi i ardhshëm i Ballkanit të Hapur. Kësaj radhe, vendet anëtare e vëzhguese, pritet të mblidhen në Tiranë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në llogarinë e tij në Instagram tregoi se u pajtuan së bashku me kryeministrin Edi Rama e kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski, që takimi të mbahet në mes të korrikut, transmeton REL.

Tre liderët e Ballkanit të Hapur kanë mbajtur një takim onlinë sot, me synimin për të intensfiikuar bashkëpunimin e mëtutjëshëm.

Kujtojmë që Kosova vazhdon të kundërshtojë këtë nismë, duke refuzuar pjesëmarrjen.