Mbi 35 mijë euro kursime: Pasuria e kryetarit të KQZ-së
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar deklarimin e pasurisë për zyrtarët publikë për vitin 2025.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka deklaruar se i ka dy banesa në pronësi të tij, të cilat bashkë kapin vlerën e gati 200 mijë euro.
Ai ka deklauar edhe një arë në pronësi të prindërve, në vlerë të 300 mijë euro, dhe një shtëpi 85 mijë euro.

Radoniqi ka një veturë në vlerë të 6 mijë euro.
Para të gatshme ai i ka mbi 37 mijë euro në një bankë në Kosovë. Ndërkohë, prindërit e tij kanë mbi 45 mijë euro.
Radoniqi i ka deklaruar edhe kursimet e bashkëshortes së tij dhe fëmijëve, të cilat arrijnë vlerën mbi 5 mijë euro.
