Mbi 1.7 milionë turistë të huaj brenda tre muajve në Shqipëri - NACIONALE

Mbi 1.7 milionë turistë të huaj brenda tre muajve në Shqipëri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbi 1.7 milionë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë në tre muajt e parë të vitit 2024.

Kjo është bërë e ditur nga kryeministri Edi Rama përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

“MBI 1,7 MILIONË TURISTË TË HUAJ na kanë vizituar gjatë tre muajve të parë të vitit 2024, duke vendosur një rekord të ri për industrinë tonë të re të mikpritjes.” – ka thënë ai.

Në fund, Rama është shprehur:

“734 MIJË VIZITORË e shijuan Shqipërinë gjatë muajit mars, ose 91% MË SHUMË se marsi i vitit të shkuar, duke shenjuar në shifra një progres të madh, të cilit duhet t'i përgjigjemi me standarde gjithnjë e më të larta mikpritjeje, duke bashkuar forcat për shërbime publike e private të nivelit më të mirë”.

Lajme të ngjashme