Mavraj: Albin Kurti s’kishte simpati për luftën, fliste vetëm për koncepte pacifiste aktive
Muhamet Mavraj, - njëri nga organizatorët e protestave të studentëve të vitit 1997 dhe ish-bashkëpunëtor i kryeministrit Albin Kurti në këtë organizim, ka folur rreth qëndrimeve dhe mendimeve të Kurti rreth luftës.
Duke komentuar vizitën e tij në në Hagë tek ish-krerët e UÇK-së të cilën e zhvilloi në 25-vjetorin e protestave studentore, Mavraj tha se ka besuar që Kurti do të jetë indiferent ndaj zhvillimeve në Gjykatën Speciale në Hagë.
“Atëherë kur ka qenë lufta tek ne nuk ka pasur ndonjë simpati për luftën, kur ka qenë tek ne. Nuk ka pasur asnjë lloj simpatie. Por si koncept, pacifist i dikujt e shoh normal, është normale, i mishëruar me atë literaturë. Ai ka qenë i përgatitur vetëm në koncepte pacifiste por aktive, jo në drejtim të luftës”, tha Mavraj në T7.
