Abdixhiku i drejtohet Kurtit si kurrë më parë: Mashtrues, i paaftë, arrogant - NACIONALE

Abdixhiku i drejtohet Kurtit si kurrë më parë: Mashtrues, i paaftë, arrogant

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë një status në profilin e tij në Facebook duke adresuar problemin e krijuar sot me mos-ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit nga Qeveria Kurti II.

Abdixhiku ka denoncuar qasjen qeverisëse të kryeministrit të Kosovës duke e sulmuar njëkohshëm edhe karakterin e tij prej politikani.

“Ai është njeri i zymtësisë, arrogancës e i ndjelljes së frikës. Është politikan i paaftësisë.” - është shprehur kreu i subjektit politik opozitar.

Mos-ekzekutimin e pagesave për mësimdhënësit nga Qeveria Kurti II, Abdixhiku e quan “tregim dhëmbësh” të kryeministrit të vendit.

Ai ka përmendur në këtë status edhe krizën e madhe ekonomike që ka kapluar vendit, veçanërisht me inflacion – dhe e cila po godet shtresat më të ndjeshme të shoqërisë.

“Mashtrimi popullist s’duket ndryshe. Dje ishte shfrytëzues i kauzave të tyre, sot është bërë dënues kolektiv në mes të krizave.” – ka shkruar më tej ai.

Ai ka mbrojtur mësimdhënësit e vendit, që vendosën t’i rikthehshin mësimit të shtunën më 1 tetor, pas kërkesës së sindikalistëve të tyre paraprakisht.

Ky vendim nga ana e mësimdhënësve ishte marrë përkundër mos-plotësimit të kërkesave nga ana e Qeverisë së vendit dhe sulmeve të shumta nga eksponentët e pushtetit.

“Mësimdhënësit e vendit, ata që u bënë tabelë qitjeje nga ushtritë digjitale të pushtetit, ta kuptojnë se Qeveritë janë të përkohshme por shteti mbetet i përhershëm. Këto paga do tu paguhen - herët apo vonë. S’ka forcë që ju merr të drejtën mbi to; merreni këtë si zotim publik timin dhe të LDK-së.” - ka shkruar z. Abixhiku.

Për shkak të opozitarizmit më aktiv, LDK po performon më mirë në sondazhe këto muajt e fundit. Kjo parti madje gati është dyfishuar në raport me rezultatin zgjedhor të 14 shkurtit të vitit të kaluar.

Më poshtë keni statusin e plotë të tij:

Lajme të ngjashme