Juventus favorit për Zhegrovën, Leipzig largohet nga gara - NACIONALE

Juventus favorit për Zhegrovën, Leipzig largohet nga gara

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Juventus është favoriti për të transferuar sulmuesin Edon Zhegrova, ndërsa ka mbajtur negociata me përfaqësuesit e lojtarit, raporton gazetari italian Mirko di Natale.

“Bianconerët” janë duke shikuar për një anësor që mund t’iu ndihmojë në Ligën e Kampionëve dhe Zhegrova po shihet si kandidati favorit, pasi dështoi transferimi i Andersonit.

Sipas Di Natale, Juventus ka diskutuar me përfaqësuesit e lojtarit dhe ka mësuar se Lille e vlerëson rreth 10-15 milionë euro.

Përfaqësuesit e kosovarit përndryshe e kanë njoftuar se kësaj gare shumë shpejtë mund t’i bashkohet Napoli, prandaj Juventus duhet të marrë një vendim brenda javëve në vijim.

Përparësi tjetër për skuadrën italiane, është i RB Leipzigut nga gara ngase ka pasur raportime që Zhegrova i ka dhënë përparësi kalimit në Bundesliga.

Sipas “SkySportDE”, Zhegrova ka qenë në listën e Leipzigut në afatin dimëror, por tani interesimi i gjigantit gjerman është rënë dhe nuk do të tentojnë ta marrin në verë.

25-vjeçari këtë sezon ka qenë mahnitës te Lille duke kontribuar me 11 gola dhe nëntë asistime në të gjitha garat, ku ka luajtur rol kyç në suksesin e skuadrës franceze që po garon për një vend në Ligën e Kampionëve.

Lajme të ngjashme