Matoshi pretendon se Osmani ka shkaktuar “skandal protokollar” në Mamushë - NACIONALE

Matoshi pretendon se Osmani ka shkaktuar “skandal protokollar” në Mamushë

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Gazetari Halil Matoshi pretendon se presidentja e vendit ka shkelur Kushtetutën e Kosovës gjatë një vizite në Mamushë.

Ai beson që është shkelur Ligji për simbolet me shpalosjen e flamurit turk në Mamushë, e cila është komunë me shumicë turke.

“Në nji komunë kosovare, sipas Ligjit duhet të ekspozohet vetëm flamuri i Kosovës dhe stema e komunës, kurse flamuri i nji shteti tjetër (entiteti organizate multinaciinale si BE, NATO. Komiteti Olimpik) shpaloset gjatë vizitave të shtetarëve (ambasadorëve) të shtetit tjetër ose përfaqësuesëve të entitetit të caktuem, por jo kurrë në pritje të shefit të shtetit ku përket!” – ka thënë z. Matoshi në statusin e tij.

Gazetari me përvojë e ka cilësuar si “skandal diplomatik” një veprim të tillë, duke pretenduar se kjo ngre paralele “me komunat në veri të Kosovës”.

“Kjo e pranon pafuqinë dhe joseriozitetin e shtetit edhe në Mamushë,” - shprehet Matoshi.

Statusi i plotë:

A jeni more normalë?

Gardianja e Kushtetutës, Vjosa Osmani - me dyja këmbët mbi të!

Me e shpalosë flamurin e nji shteti të huej zyrtarisht, në nji komunë kosovare e me nji Krasniq dhe në prani të Presidentes së Kosovës, asht shkelje e Kushtetutës së Kosovës dhe Ligjit për simbolet.

Shkelje e dyasnshme: Nga kryetari i komunës së Mamushës dhe nga Presidentja e vendit, e cila duket ashiqare që nuk e ka lexu Ligjin kodovar për simbolet!?

Në nji komunë kosovare, sipas Ligjit duhet të ekspozohet vetëm flamuri i Kosovës dhe stema e komunës, kurse flamuri i nji shteti tjetër (entiteti organizate multinaciinale si BE, NATO. Komiteti Olimpik) shpaloset gjatë vizitave të shtetarëve (ambasadorëve) të shtetit tjetër ose përfaqësuesëve të entitetit të caktuem, por jo kurrë në pritje të shefit të shtetit ku përket!

Ky asht skandal protokolar dhe e qet keq Presidenten në raport me shtetin që e përfaqëson!

Mosrespektuese të Ligjit dhe jobesnike ndaj Republikës!

Me e ngrit paralelen me komunat në veri të Kosovës (me struktura ende të pashueme paralele) asht dyfish skandal, sepse e pranon pafuqinë dhe joseriozitetin e shtetit edhe në Mamushë!?

Me e krahasu me ndonji folklorist komunal që e ekspozon flamurin e shtetit shqiptar, në ndonjë komunë kosivare, asht naivitet dhe shpërfaqë jojolalitet ndaj shtetit të cilit i je betu dhe nga taksat e shtetasve

të te cilit paguhesh!

Presidentja talli sot ligjet e Kosovës!

Lajme të ngjashme