Matoshi: "Popull me shpresa t’vjedhura nga politikanë nacionalistë, dojnë me na pru në 500 mijë banorë"
Opinionisti, Halil Matoshi, ka thënë se kosovarët janë popull me shpresa të vjedhura nga politikanët nacionalist.
Ai ka thënë se për një kohë të gjatë populli torturohet nga manipulimet nacionalist dhe rrena populiste.
Matoshi shkruan se Kosova mund të ekzistojë vetëm si projekt perëndimor i bazuar në planin e Ahtisarit.
Shkrimi i tij:
Popull me shpresa t’vjedhuna nga politikanë nacionalista
Që nga shpallja e pavarësisë kombëtare 17 shkurt, 2008, e kam thânë me zâ të naltë se shteti kosovar munet me ekzistu vetëm si projekt Perëndimor ahtisaarian.
Sëkëndejmi bashkimi me Shqipni, ndamja apo këmbimi i territoreve e lë të pa objekt Pakon Ahtisaari duke imponu zgjidhje jokushtetuese, e tue krijue një situatë tragjike për entitetin juridik - politik, shtetin e Kosovës, ngase pa veriun pushon arsyeja e ekzistimit të shtetit kosovar, duke u kthye tek ideja serbe e ripërkufizimit ndërmjet Serbisë dhe Shqipnisë.
P.S.
Aq shumë e aq gjatë torturohet qytetari kosovar me manipulime nacionaliste e rrena populliste, nga klasa politike e kulturore, tue ua vjedh njerëzve shpnesën, sa që dojnë me e pru në 500 mijë banorë.
