Matoshi i publikon "tre teza për diskutim rreth Statutit të Asociacionit" - NACIONALE

Matoshi i publikon "tre teza për diskutim rreth Statutit të Asociacionit"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Opinionisti, Halil Matoshi është përfshirë në diskutimet që po bëhen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Matoshi ka publikuar në Facebook tre teza për diskutim rreth statutit të Asociacionit.

Në ndër të tjera, ai ka thënë se: “nuk munet me pasë kurrë Repblikë Serbe në Kosovë.”

Shkrimi i tij:

Tre teza për diskutim rreth Statutit të Asociacionit

1.

Duhet të forcohet roli mbikqyrës permanent i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në Statutin e Asociacionit, sëkëndejmi në Statut duhet të hyjë nji prerogativë që GjK të jetë instanca e fundit që teston të qenit brenda ligjeve të Kosovës të secilit vendim, akt ose manifestim të Asociacionit.

2.

Po e shoh në disa media në Prishtinë se ‘constituent assembly’ po e përkthejnë qëllimshëm gabim, si “asamble kushtetuese” ose kushtetutdhânëse!

Qysh po e lexon pushteti.

Asamble kushtetutdhânëse në anglishte është “Constitutional Asambly” e jo Constituent Asambly.

Kurse në serbisht Asamble kushtetuese është ‘ustavotvorna skupština’!

E në thelb, shqip duhet të jetë: Kuvend themelues siç është përkthy drejt serbisht: osnivačka skupština.

(Sidoqoftë kjo duhet të shihet gjatë procesit nga ekspertët, juristë dhe linguistë!)

3.

Kuvendin e përbâjnë asambleistë Komunal qe dalin nga zgjedhjet lokale me ligjet e Kosovës dhe të njëjtit nuk kanë asnji relevancë dhe as fuqi vendimmarrëse të karakterit të nji Asambleje kushtetuese.

Sepse ata i fuqizon STATUT-i e jo KUSHTETUTA, ngase Asociacionin e derivon Kushtetuta e Kosovês dhe asaj dhe Ky entitet u subordinohet ligjeve kosovare.

Pra në Statut duhet të saktësohet se fushëveprimtaria e Kuvendit themelues duhet te kufizohet ekskluzivisht në çështjet e nivelit të dytë të pushtetit, me mundësinë që në vijimësi Kuvendi i Asociacionit të adresojë problemet tek pushteti qendror.

P.S.

Për Republika Srpska âsht fitu me luftë gjenocidale nga serbët dhe Serbia - âsht krijesë kriminale - kurse luftën për Kosovën e ka fitu NATO (përkatësisht ShBA) dhe Serbia e ka nënshkru kapitullimin më 9 - 10 Qërshor, 1999. Prandej nuk munet me pasë kurrë Repblikë Serbe në Kosovë.

Njerëz, lufta i përcakton të gjitha politikat.

Prandej mos përdorni analogji të paqena, koftë nga padija, koftë nga frika, e mozomakeq mashtruese dhe dashakeqe!

Lajme të ngjashme