"Masa ndaj mediave": Bislimi nuk distancohet nga deklarata e Fitore Pacollit - NACIONALE

"Masa ndaj mediave": Bislimi nuk distancohet nga deklarata e Fitore Pacollit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në raportimin e tij në Komisionin për Integrime Evropiane i është kërkuar të distancohet nga deklarata e depuetets Fitore Pacolli për mediat.

Kërkesa për distancim erdhi nga deputejta e PDK-së, Blerta Deliu.

Për rastin e Fitore Pacollit, pse s’po e thoni një fjalë, pse s’po merrni anë me thanë është gabim sepse jeni zëvendëskryeministër përgjegjës për procesin integrues dhe për çështje të dialogut. Prandaj, ju e dini shumë mirë, për një vend demokratik që raportet të vijnë me zëra të shumicës që sot kërkon cenzurë, dhe kërkon të ketë kontroll nga Kuvendi dhe Qeveria për mediat, është më e pakta që duhet ta thoni sot në këtë takim”, tha Blerta Deliu.

Bislimi tha se u takon deputetëve të diskutojnë.

Nuk kam ardhë të bëj debat politik me juve, për arsye se deputetët mes vete e kanë pastaj seancën plenare ku i ballafaqojnë qëndrimet, e kjo vlen edhe për ato brengat që i keni ju për deklaratën e deputetes rreth mediave”, tha ai.

Lajme të ngjashme