Masa e përkohshme: Gati një muaj për vendim të kushtetueses "është kohë tmerrësisht e gjatë", thotë Korab Sejdiu
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, si dhe, sipas detyrës zyrtare, ka ndalur edhe punën e Kuvendit të Kosovës.
Vendimi erdhi pas ankesës së kryeministrit Albin Kurti në emër të Qeverisë së Kosovës.
Masa hyn në fuqi më 9 mars dhe mbetet deri më 31 mars 2026.
Juristi Korab Sejdiu reagoi duke kritikuar kohëzgjatjen e vendimit.
“Për një çështje që prek funksionimin e dy degëve të pushtetit, kjo është kohë tmerrësisht e gjatë,” tha ai.
Sipas tij, në situata të tilla drejtësia kushtetuese duhet të vijë brenda ditësh, jo javësh.
Ai paralajmëroi rrezik për vakum institucional dhe kërkoi efikasitet më të madh në vendimmarrje.