“Marrja e ryshfetit” - Policia e arreston një person të dënuar me 3 vjet e 3 muaj burgim
Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar një person në Prizren.
Sot gjatë ditës, policia e Kosovës e ka arrestuar një person, i cili ishte i denuar me 3 vjet e 3 muaj burgim. Personi ishte i denuar për veprën penale “Marrja e ryshfetit”, dhe sipas njoftimit të policisë, i njejti është dërguar në Prishtinë, për vuajtjen e denimit, me burgim efektiv.
Njoftimi i plotë i Policisë:
“Arrestohet një person i dënuar me burg prej 3 vite e 3 muaj për veprën penale “Marrja e ryshfetit”
Prizren,12 Nëntor 2022
Me datë 11 Nëntor 2022, rreth orës 14:00 policia e ka ndaluar dhe arrestuar personi F. K. 47 vjeç.
I arrestuari ka qenë në kërkim policor në bazë të urdhër arrestit të gjykatës, të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, për veprën penale “ Marrja e ryshfetit” .
I njëjti pas arrestimit nga njësit policore të Stacionit Policor të Prizrenit është dërguar në burg në Prishtinë, në vuajtje të dënimit me burg efektiv në kohëzgjatje prej 3 vite e 3 muaj burg.”