"Marrëzi", Ahmeti çuditet nga deklarata 'tragjikomike' e Vokrrit rreth çështjes së garancisë nga KFOR-i për Lulzim Hetemin
Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti - duke iu referuar deklaratës “sikur KFOR-i të japë garanci se nuk e pengon (Lulzim Hetemin) që të kthehet në zyrën e tij, çështjet e tjera të sigurisë janë të rregulluara, madje nuk ka nevojë as për shoqërim” të zëvendësministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri - ka shkruar në “X” se situata duket “marrëzi”.
”Qysh? Lulzim Hetemi po qendrojka në komunë sepse me dal KFORi nuk po e lejojka me u kthy në ndërtesë. Kështu tha Zv. Ministri. Nuk po e sulmoj asnjërën palë ama ridiculous situation”, ka shkruar Ahmeti në "X".
Qysh? Lulzim Hetemi po qendrojka në komunë sepse me dal KFORi nuk po e lejojka me u kthy në ndërtesë. Kështu tha Zv. Ministri. Nuk po e sulmoj asnjërën palë ama ridiculous situation.
— Shpend Ahmeti (@ShpendA) September 3, 2023