Haradinaj: Për keqardhje që është dashur të pritet kaq gjatë për një marrëveshjeje që mundëson lëvizjen e lirë - NACIONALE

Haradinaj: Për keqardhje që është dashur të pritet kaq gjatë për një marrëveshjeje që mundëson lëvizjen e lirë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradianaj, përmes një postimi në Facebook, ka përshëndetur dakordimin që të zbatohet marrëveshja e arritur qysh në vitin 2011.

Haradinaj ka thënë se kjo përben një shënjë të mirë të vetëdijsimit mes vendeve që marrëveshjet e arritura të zbatohen.

Më tej, i pari i AAK-së ka thënë se marrëveshjet një nga një janë strategji e Serbisë për të vonuar Kosovën.

Tutje, Haradinaj ka thënë se interesi nacional i Kosovës mbetet marrëveshja përfundimtare për njohje, e cila mund të arrihet vetëm me përfshirjen e drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pa ndihmën e të cilës nuk do të fillonte as zbatimi i marrëveshjes për dokumentet e identifikimit.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme