Marrëdhëniet me NATO-n "kurrë më keq se tash", Selimi: Krejt kjo falë diplomacisë së dobët
Kurrë më keq Kosova s’i ka pasur marrëdhëniet me Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO) se sa tash, vlerëson ish-kryediplomati Petrit Selimi.
Kjo në dritën e Samitit të NATO-s në Uashington ku madje është ftuar edhe Serbia që të merr pjesë, ndërsa për Kosovën ende s’dihet gjë.
“Unë shoh se Serbia është ftuar të marrë pjesë në ngjarjet në Samitin e NATO-s në Uashington. Shpresoj që e njëjta mirësjellje të jetë shtrirë edhe për Kosovën, megjithëse për fat të keq, marrëdhëniet tona me vendet aleate të NATO-s nuk kanë qenë kurrë më të këqija në historinë moderne të 🇽🇰, kryesisht për shkak të diplomacisë sonë të dobët”, ka shkruar Selimi.
I see Serbia has been invited to participate events at the @NATO’s Washington Summit. I hope same courtesy has been extended to Kosovo though unfortunately, our relations with NATO allied nations have never been worse in modern history of 🇽🇰, largely due to our shabby diplomacy. pic.twitter.com/wLtI0UuxZY
— Petrit Selimi (@Petrit) July 7, 2024