Marotta: Me Dybalën më lidh një afekt i veçantë, por në sulm jemi në rregull - NACIONALE

Marotta: Me Dybalën më lidh një afekt i veçantë, por në sulm jemi në rregull

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori sportiv i Inter, Beppe Marotta, në një konferencë për media është deklaruar në lidhje me të ardhmen e Paulo Dybala.

"Dybala është pjesë e një mori lojtarëve që për momentin janë të lirë në treg. Diçka e tillë ndodh për herë të parë. Dybala përfaqëson dhe përfaqësonte një mundësi të mirë, por nuk duhet të harrojmë që ne në sulm jemi në rregull. Gjithsesi, mbetet respekti karshi një lojtari, me të cilin jam më lidh një afekt i veçantë"
, u deklarua Marotta.

Lajme të ngjashme