Maroi Draghi dështon të ringjallë qeverinë, pritet sërish dorëheqja e tij - NACIONALE

Maroi Draghi dështon të ringjallë qeverinë, pritet sërish dorëheqja e tij

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Kur kryeministri Mario Draghi njoftoi se italianët e kishin bindur të mos jepte dorëheqjen, u duk sikur qeveria e tij e unitetit kombëtar do të mbijetonte.

Ai bëri thirrje për një pakt të ri dhe një votëbesimi në Senat. Por disa orë më vonë tre parti në koalicion thanë se nuk do të merrnin pjesë në votim.

E tani, pas një viti e gjysmë, qeveria e tij me bazë të gjerë, që përfshin të djathtën dhe të majtën, do të shembet.

Pas asaj që lideri i qendrës së majtë e quajti një ditë çmendurie, Draghi fitoi votën e besimit, por i privuar nga mbështetja e tre partive, ai tani ka të ngjarë të japë dorëheqjen e tij për herë të dytë brenda një jave.

Drama politike së Italisë filloi të enjten e kaluar, kur ish-kreu i Bankës Qendrore Evropiane 74-vjeçar i dorëzoi presidentit dorëheqjen e tij, sepse lëvizja populiste Pesë Yjet ishte tërhequr nga një votëbesimi për një paketë ndihme prej shumë miliardë eurosh për familjet dhe bizneset.

Megjithatë, presidenti Sergio Mattarella refuzoi dorëheqjen dhe gjashtë ditë më vonë Draghi i tha Senatit se ishte e pamundur të injoroheshin thirrjet publike për të qëndruar në detyrë. Por, pas ditës së sotme duket që ekonomia e tretë më e madhe e BE-së tani do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.