Maqedonci e Jashari priten në takim nga Ndihmës-Sekretari i Shtetit - NACIONALE

Maqedonci e Jashari priten në takim nga Ndihmës-Sekretari i Shtetit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me Komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari, u pritën në takim nga Ndihmës-Sekretari i Shtetit, z. Alexander Kasanof në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve.

Sipas njoftimit të Ministrisë në takim “u ritheksua rëndësia vazhdimit të mbështetjes së diplomacisë amerikane në aspiratën e vendit tonë për integrim në strukturat euro-atlantike.”

Njoftimi i plotë:

Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti i FSK-së zhvilluan takim në Departamentin e Shtetit së SHBA-ve

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me Komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, u pritën në takim nga Ndihmës-Sekretari i Shtetit, z. Alexander Kasanof në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në takim u ritheksua rëndësia vazhdimit të mbështetjes së diplomacisë amerikane në aspiratën e vendit tonë për integrim në strukturat euro-atlantike.

Në këtë kontekst u diskutua edhe për bashkëzbarkimet e planifikuara të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione ndërkombetare me trupat amerikane, që përveç aspektit të rritjes së ndërveprueshmërisë në aspektin ushtarak, do të ketë ndikim pozitiv edhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit tonë.

Lajme të ngjashme