Manxhuka për rezultatet e testit PISA: Ndryshimet në arsim kanë filluar, cilësia nuk rritet brenda 2-3 viteve - NACIONALE

Manxhuka për rezultatet e testit PISA: Ndryshimet në arsim kanë filluar, cilësia nuk rritet brenda 2-3 viteve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, ka komentuar rezultatin e dobët të nxënësve kosovarë në testin PISA.

Me anë të një postimi në Facebook, Manxhuka ka thënë se ndryshimet në arsim kanë filluar por gjendja në arsim nuk mund të ndërrohet brenda 2-3 viteve.

Rezultatet e PISA-s dhe jo vetëm tregojnë për gjendjen e cilësisë në arsim, gjendje e cila as për të mire e as për të keq nuk mund të ndërrohet brenda 2-3 viteve. Nëse ka ndonjë fushë frytet e së cilës, çfarëdo qofshin ato, do t’i vjelim në periudhë më afatgjatë sesa pothuajse secila fushë tjetër, ajo pa dyshim që është fusha e arsimit. Është një fushë ku kërkohet angazhim i të gjithë faktorëve shoqërorë për të ecur përpara”, ka shkruar Manxhuka.

Tutje, ai ka shpjeguar se si kanë nisur ndryshimet në arsim nga Qeveria që drejtohet nga partia e tij.

“Nga ana tjetër, ndryshimet kanë filluar dhe përpjekja është serioze e jo kozmetike.

Po theksoj këtu vetëm një element që e prek investimin në fëmijrinë e hershme që për bindjen time është periudha kruciale në procesin e nxënies së mëvonshme. Kjo është institucioni i çerdhes.

Vetëm një e dhënë elementare:

Nga vitit 2003-2020, 17 vite, Ministria e Arsimit ka ndërtuar vetëm 4 çerdhe. Ndërkaq, nga marsi i vitit 2021, me qeverisjen e re, janë përfunduar tashmë 4 çerdhe të reja, 26 janë në proces të ndërtimit dhe 6 objekte janë adaptuar dhe kthyer në çerdhe. Nisur nga kjo i bie që 850% më shumë çerdhe të reja janë ndërtuar ose janë në proces të ndërtimit për këto 2.5 vite krahasuar me 17 vitet paraprake.

Nga ana tjetër, për shumë nga të rinjtë tanë që janë arsimuar nga ky sistem ekzistues, zgjidhja jetësore qëndron te fitimi i praktikës së punës profesionale. Edhe për këtë po bëhet një ndërhyrje transformuese, me politikën e arsimit dual”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme