Zëdhënësi i VV-së sjell fakte: Kjo është lufta me fake news e Serbisë ndaj Kosovës - NACIONALE

Zëdhënësi i VV-së sjell fakte: Kjo është lufta me fake news e Serbisë ndaj Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka shkruar për situatën që ka ndodhur dje në Shtëprcë ku janë plagosur dy persona.

Ai sot, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Serbia në koordinim me Rusinë po përdorin lajme të rrëme për situatën në fjalë si një luftë për Kosovën.

Manxhuka, tutje ka treguar se si ata me profile të rrëmë me emra shqipëtarë vazhdojnë të lavdojnë sulmin që ka ndodhur dje ndaj dy qytetarëve serb.

Tutje, ai ka thënë se lajmet e rremë nuk kalojnë, pasi sipas tij, jo vetëm institucionet, por edhe vetë personi që e ka kryer këtë akt është duke u trajtuar nga drejtësia.

Kjo është lufta me fake neës që Serbia në koordinim me Rusinë po bëjnë ndaj Kosovës. Me profile fake me emra shqiptarë lavdojnë sulmin e djeshëm ndaj dy qytetatëve të komunitetit serb duke tentuar të krijojnë kinse atmosferën anti-serbe në Kosovë.Por, mbrëmë në kohë reale, institucionet jo vetëm që kanë bërë reagime por edhe personi është tashmë duke u trajtuar nga drejtësia.Fake neës nuk kalon!”, ka shkruar Manxhuka në Facebook.

Lajme të ngjashme