Manchester City barazon, Arsenali shpallet kampion i Anglisë pas 22 vjetëve
Manchester City barazoi të martën mbrëma si mysafir në lojën kundër ekipit Bournemouth në Premier League, duke bërë që skuadra nga Londra, Arsenal, të shpallet edhe matematikisht kampion i Anglisë.
Skuadra londineze, e cila ka shumë tifozë edhe në Kosovë, e rikthen titullin pas hiç më pak se 22 vjetëve.
Arsenali dhe Manchester City ishin për disa javë në garë të ngushtë. Tani ka mbetur të luhet vetëm edhe një xhiro.
Festa në Londër pritet të jetë e zjarrtë.