Manaj thotë se verifikimi i nënshkrimeve për Kuvendin e LDK-së është drejt fundit: Kryetari cakton datën
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj ka thënë se procesi i verfiikimit të nënshkrimeve për Kuvendin e jashtëzakonshëm të kësaj partie është drejt fundit.
Ai ka thënë se pas këtij procesi, pritet të caktohet data e Kuvendit.
“Komisioni e ka kry punën më të madhe të verifikimeve, kanë mbetur vetëm disa delegatë që s’janë lajmëru, që ka me përfundu edhe ajo pjesë, dhe pastaj do të caktohet data e Kuvendit”.
“Është vendim i kryetarit të LDK’së në bazë të procesit që përfundohet. Verifikimi është drejtë fundit”, është shprehur Manaj për Express.