Malta e liron biznesmenin Yorgen Fenech nga akuza për vrasjen e gazetares Daphne Caruana Galizia
Biznesmeni maltez, Yorgen Fenech, i cili ishte akuzuar për porositjen e vrasjes së gazetares hulumtuese, Daphne Caruana Galizia, të mërkurën u lirua nga kjo akuzë, në përfundim të një gjykimi dymujor.
Fenech ishte gjykuar për bashkëfajësi në vrasje dhe për akuzën për ndërlidhje kriminale për kryerjen e vrasjes. Nëse do të shpallej fajtor, do të mund të dënohej me burgim të përjetshëm, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Fenech u lirua nga të dyja akuzat nga trupi gjykues me tetë vota për e një kundër, pas një shqyrtimi 8-orësh.
Fenech nuk komentoi, kur doli nga salla e gjykatës nën përcjellje të madhe policore dhe me fyerje që iu drejtuan nga një turmë njerëzish.