Maloku për trustin: Opozita humbi rastin për të rritur përkrahjen e publikut - NACIONALE

Maloku për trustin: Opozita humbi rastin për të rritur përkrahjen e publikut

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori universitar, Fadil Maloku, ka komentuar moskalimin trustit në kuvendin e sotëm.

Duke shkruar se në mentalitetin tonë, fyerja dhe denigrimi publik i kundërshtarit bëhen kontraproduktive, ai ka shtuar se një gjë e tillë është parë haptas në parlamentin e sotëm, midis deputetëve qeveritarë dhe atyre të opozitës.

“Qasje, kjo që u pa haptas edhe në debatet publike, midis deputetëve qeveritar dhe atyre opozitar që u zhvillua sot në aulën e Parlamentit të Kosoves! Në vendet demokratike, qasja e tillë nuk krijon as inate, as anonimizitete, e as stereotipizime ndaj kundërshtarit ideologjik, po as ndaj atyre klanor. Kjo ndodh vetëm në Parlamentet e tranzicionit”, - ka shkruar Maloku.

Më tej duke komentuar mosvotimin e trustit, Maloku ka thënë se “betejën”, s’e fitoi Vetëvendosja, por ishte opozita ajo që humbi rastin për të rritur përkrahjen e publikut.

“Me mosvotim të parave të trustit, nuk e fitoj "betejen" Vetëvendosja, por, opozita e humbi rastin për ta rritur përkrahjen e publikut, ende të paemancipuar sa duhet për t'i kuptuar trillet e politikës postmoderne”, - është shprehur Maloku.

Lajme të ngjashme