Maliqi për mostakimin Kurti-Zelenskyn: Në marrëdhënie ndërkombëtare përfundon në pozitë të qyqanit kur sillesh si kauboj - NACIONALE

Maliqi për mostakimin Kurti-Zelenskyn: Në marrëdhënie ndërkombëtare përfundon në pozitë të qyqanit kur sillesh si kauboj

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Agon Maliqi ka thënë se mostakimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenksy erdhi për shkak të raportit rënduese të qeverisë në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Maliqi në Facebook ka shkruar se takimi i Kurtit me Zelenskyn do të ishte lehtë i realizueshëm me ndihmën e SHBA-ve.

Por sipas Maliqit, mungesa e takimit erdhi për shkak të sjelljeve si “kauboj”.

Po dëgjoj ankesa pse Zelensky e ka injoruar Kosovën në Athinë, ndërkohë që mbajti takim bilateral me Serbinë. Një takim i tillë do të ishte fare lehtë i realizueshëm me ndihmën e SHBA. Por ja që në këtë pozitë të qyqanit në marrëdhënie ndërkombëtare përfundon kur sillesh si kauboj dhe e humb kapitalin politik që t’i kërkosh ndihmë SHBA-së apo kujtdo me peshë brenda BE.” – ka shkruar Maliqi në Facebook.

Kujtojmë se në Greqi, Kurti e pati veç një shtrëngim duarsh me Zelenskyn, pro jo edhe takim sy me sy me të.

Në anën tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u takua me Zelenskyn.

Lajme të ngjashme