Maliqi: Paratë e Gazpromit të Rusisë, e kanë gjetur mënyrën për të mbërritur edhe në Kosovë - NACIONALE

Maliqi: Paratë e Gazpromit të Rusisë, e kanë gjetur mënyrën për të mbërritur edhe në Kosovë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti, Agon Maliqi, në një postim në facebook ka shkruar se Gazpromi i Rusisë i ka dhënë 192 milionë euro brenda vitit 2021, një fondacioni mjedisor në Gjermani.

Maliqi ka hedhur tezën se para të tilla kanë ardhur edhe në Kosovë, nëpërmjet projekteve të ndryshme.

“Gazpromi i Rusisë i paska dhënë në vitin 2021 donacione në vlerë prej 192 milionë eurosh një fondacioni mjedisor në Gjermani, të kontrolluar nga figura të partisë në pushtet (SPD), e cila është e njohur për lidhje të ngushta të figurave të saja me Rusinë. Të jeni të sigurt se para të kësaj natyre e kanë gjetur mënyrën ndër vite për të mbërritur edhe në Kosovë me synimin për ta ndikuar politikën tonë energjetike dhe atë të sigurisë”, ka shkruar Maliqi.

Kujtojmë se pothuajse të gjitha shtetet i kanë vënë sanksione aktualisht Rusisë, pas luftës me Ukrainën.

Lajme të ngjashme